Shfaqja e baletit “Risveglio dell”Umanita” vjen sonte në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, si premiera e fundvitit në këtë institucion, me koreografi nga Marinel Stefanescu dhe baletmaestër Liliana Cosi. Pranë TOB bëjnë të ditur se interesi nga publiku për të blerë biletat nuk ka munguar për këtë shfaqje që vjen premierë. Pjesët nga Igor Stravinski “Sagra della Primavera”, Bedrich Smetana, “La Moldava”, Adrian Enescu “Dialogo con l’Infinito” përbëjnë këtë shfaqje, ku do të interpretojnë të ftuar të kompanisë “Balletto Classico” dhe solistë të TOB. “Zgjimi i njerëzimit” përfaqëson një nga punët më impenjative dhe të famshme të Stefanescut, e vënë në skenat e teatrove më të rëndësishme të Italisë dhe botës, pas premierës në Teatrin Komunal të Reggio Emilias në vitin 1986. Shfaqja do të vihet në skenën e Tiranës nga një kast pothuajse tërësisht shqiptar. Pas gati një muaj e gjysëm provash nën drejtimin e asistentes Beatrice Flaborea, trupa e baletit dhe solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit së Tiranës do të debutojnë sonte në “Zgjimin e njerëzimit”. Personazhi kryesor është “Njeriu”, i cili do të sjellë ndryshimin për llojin e vet (ndryshimet më të mëdha në histori janë shpesh vepra të një njeriu të vetëm, i aftë të tërheqë shumë të tjerë). Në mbrëmjen e 26 dhe 27 dhjetorit tre personazhet kryesore do të interpretohen nga tre balerinët solistë Bianca Assad, Rezart Stafa dhe Tiljaus Lukaj të Kompanisë së Baletit Klasik, ndërsa baleti do të shfaqet dhe më 28 dhe 30 dhjetor. Shfaqja që ka udhëtuar nga Europa deri në Kinë e nga Libani deri në Japoni, u zgjodh për të celebruar përvjetorin e 45-të të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë si dhe në Festivalin “Gioventu Arte Armonia” në shumë qytete të Italisë. Simbioza mes klasikes dhe modernes, shija në përzgjedhjen e ngjyrave, kostumeve, skenografia dhe stili koreografik i cili fillimisht është i ashpër dhe naiv, e më pas i thjeshtë dhe simbolik, bashkuar edhe me tematikën e aktualitetit, ofrojnë për publikun një spektakël mahnitës.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















