Mëngjesin e sotëm ka nisuroperacioni në kërkimin në det për dy peshkatarët e zhdukur në Durrës. Për shkak të dallgëve të larta, kërkimet për ta u ndërprenë pasditen e djeshme, për të rinisursërish sot.
Dy anije kanë rinisur kërkimet në detin e Durrësit, për të gjetur shtetasit Betim Maqinaj 30 vjeç dhe Avni Shahini 43 vjeç. Dy peshkatarët kishin dalë në det për peshkim rreth orës 16:00 të së dielës në zonën e Gjirit të Lalzit, por që nga ai moment kanë humbur çdo gjurmë.















