Rikthehen dendur reshjet e dëborës në rrethin e Pukës. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë.
Policia ndërkaq i bën apel kompanive të mirëmbajtjes ti rikthehen rrugëve për mbajtjen hapur të rrugëve.
Ndërkaq Shtabi i Emergjencës në Pukë bën me dije se për çdo rast neglizhence nga ana e kompanive do të ketë kallëzim penal.
Sipas Shtabit të Emergjencave kompanitë kanë detyrim ligjor mbajtjen hapur të rrugëve.
















