Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë takuar të martën me Zv.Kryeministren dhe ministren e Pushtetit Lokal, Kori Udoviqki. Ata kërkuan vazhdimin e dialogut me Qeverinë e Serbisë, me qëllim të integrimit të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore të Serbisë, konfirmoi deputeti në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Përshtypja është se kërkesa jonë u miratua nga Zv.Kryeministrja Udoviçki, por do të shohim se si do të reagojë qeveria”, ka thënë Kamberi, i cili mori pjesë në takim.
Kamberi, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ka thënë se me hapjen e kapitullit të 23-të për hyrjen e Serbisë në BE, Qeveria e Serbisë detyrohet të ndërmarrë diçka për përmirësimin e pozitës së minoriteteve, pra edhe të shqiptarëve.
Kamberi ka theksuar se të gjitha temat janë brenda planit shtatë pikësh që parasheh përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike e të tri komunave të Luiginës, përdorimin zyrtar të gjuhës e simboleve kombëtare dhe decentralizimin e gjyqësorit, arsimit e cultures.
Kori Udoviqki dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, biseduan për përmirësimin e punës së vetëqeverisjes lokale.
Zv.Kryeministrja serbe, siç thuhet nga kabineti i saj, ka shprehur mirëkuptim për kërkesat e paraqitura në planin gjashtëpikësh dhe ka shprehur bindjen se këto kërkesa do të përmbushen. Ajo është shprehur edhe në favor të decentralizimit të pushtetit dhe dhënies së më shumë kompetencave për pushtetin local.
“Jemi të detyruar të rregullojmë mënyrën e veprimit dhe ndarjen e përgjegjësive në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të mos frenojmë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët tanë. Duhet të kthejmë besimin dhe të përmirësojmë bashkëpunimin, pa të cilin nuk ka mundësi të zgjidhjes së problemit:, ka thënë ajo.
“Ne së pari duhet të besojmë se e ardhmja është stabile, se do të punohet racionalisht, atëherë do të pasojnë investimet”, ka shtuar Udoviqki.
Kryetari i Këshillit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, e ka mirëpritur gatishmërinë e përfaqësuesve të shqiptarëve për të vazhduar bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur.
Liderët e partive politike shqiptare të KLginës, në fund të nëntorit të vitit të kaluar, kishin vendosur të ndërprejnë bisedimet, në shenjë revolte për shpërfilljen e kërkesave të tyre nga Qeveria e Serbisë
















