Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qëndruar rreth 1 orë bashkë në zyrën e Kryetarit të Kuvendit këtë paradite. Një takim kokë më kokë i zhvilluar jashtë vëmendjes së medias, e që pason atë të djeshmin me kryeprokurorin Ardriatik Llalla, Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreun e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ku u fol mbi akuzat e Tom Doshit ndaj Metës. Mësohet se kryeministri ka shkruar në këmbë nga zyra e tij në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, që gjendet pak metra larg. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar ata në takimin e sotëm. Burime pranë kreut të qeverisë bënë me dije se çështja “Doshi” ka qenë pjesë e diskutimit. Por gjithashtu është folur edhe për zgjedhjet lokale dhe ndarjen e zonave.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















