Të paktën 160 njerëz tani janë konfirmuar se kanë vdekur nga përmbytjet në të gjithë Evropën Perëndimore. Por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të shtohet edhe më tepër pasi qindra njerëz janë të zhdukur.
Ndërsa frika rritet se mund të ketë përmbytje të tjera, pasi reshje shiu janë parashikuar për në ditët në vijim. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, kanë marrë me vete makina dhe kanë shkaktuar ndërprerje masive të linjave telefonike dhe lidhjeve të internetit.
Një nga zonat më të goditura është qarku Ahrweiler i Gjermanisë, ku më shumë se 90 njerëz tani dihet se kanë vdekur. 43 persona të tjerë kanë vdekur Nordrhein-Westfalen dhe 27 janë të vdekur përtej kufirit në Belgjikë.
Një ditë zi është shpallur në Belgjikë ndërsa Kryeministri Hollandez Mark Rutte deklaroi se disa rajone janë shpallur si zona të katastrofës për të liruar fondet e urgjencës.



















