Nga Emanuel Bajra
Viti 2008 shënojë një kthesë të re, të rëndë por edhe të nevojshme për ekonomitë globale.
Kriza kreditore / bankare e atij viti e kishte bërë të pa mundur që cikli kreditor-bankar të qarkullonte në mënyrë normale duke krijuar kështu ndërskamca në mënyrën se si bizneset e vogla dhe të mesme operojnë në një atmosferë të limituar ekonomike.
Por më duhet të them se këtu nuk e kam fjalën për limitet kohore që kapitali krijon ose domosdoshmërisht ideja e një krize ekonomike të kufizuar që në qendër të vëmendjes ka një ose dy sektor të industrisë a ekonomisë.
Për një periudhë të shkurtër kohore përgjatë vitit 2010 të gjithë indikatorët kryesor në SHBA, Britani të Madhe dhe Eurozonë ndihej mungesa e mekanizmit kreditor si funksion kryesor I ekonomisë globale. Në Britani të Madhe bankat kishin ndaluar së funksionuari si entitete që I qëndrojnë afër bizneseve për t’i shërbyer ato, përderisa shkëmbimet transaksionale në mes të bankave ishte paralizuar I tëri.
Disa prej bankave kishin kërkuar ndihmë në kapital nga qeveritë e vendeve ku ata operonin, përderisa shumë tjera kishin vendosur të kërkojnë “lëmoshë” investitorëve kinez apo arab.
Prej 2009 e këndej shumëçka ka ndryshuar në veprimtarinë e institucioneve financiare duke marr parasysh peshën e rëndë që rregullatori qeveritarë ka vendosur mbi këto entitete, aplikimi I rregullave strikte në transaksionet ndërkombëtare dhe ato të valutës, limitet e përcaktuara në shitje-blerjen e produkteve të reja financiare si dhe kërkesat e njëpasnjëshme që konsumatori I bën duke u adaptuar në ambient të ri sfidues financiar.
Por bankat nuk ishin të vetmet institucione ekonomike që u prekën nga kriza e vitit 2008. Ekonomitë e të gjitha madhësive ishin futur në spiralen e pa kthyeshme të ndikimeve të inflacionit, masave të reduktimeve buxhetore, stanjacionit, ultra-uljes së nivelit të interesit në kamata, rritje papunësimi, ulje produktiviteti dhe deflacion në disa vende. Vendet e zhvilluara sikurse Japonia dhe Kina po përjetonin trendin e ndryshëm të komplikimeve por substancialisht të varura nga kolapsi kreditor I perëndimit. Për shembull Japonezët kishin më shumë se njëzet e pesë vite prej se vuanin nga deflacioni I madh dhe ngadalësimi I ciklit kreditorë për ekonominë e tyre nuk ishte edhe një problem I madh .
Me çka ata përballeshin ishte shuma e tepruar e parasë e shpërndarë në sistemin ekonomik që kishte krijuar rritje të deflacionit si masë për reduktimin e papunësisë dhe uljen e varfërisë. Ndërsa ekonomia kineze ishte e stërmbushur me dollarë amerikan përderisa prodhimi kinez kishte mbuluar të gjitha këndet e botës. Pra një ‘diskrepancë’ në mes të volumit eksportues dhe deflacionit të madh po e kërcënonte botën.
Në Britani masat e reduktimeve buxhetore kishin krijuar një rreth vicioz që nuk përpihej më nga masat. UKIP parti e ekstremit të djathtë kishte filluar fushatën e sajë kundër të huajve me sloganin se “Ta marrim kontrollin e vendit tonë” një moto e suksesshme që I garantojë këtij grupi edhe fitoren në referendumin e 23 qershorit.
Por fundamenti I problemeve që ishin krijuar/akumuluar për një kohë të gjatë që nga koha e pas krizës 2008 ishin pikërisht masat e reduktimeve buxhetore dhe politikat regresive ekonomike të ndjekura nga George Osborne.
Këto politika spostuan vëmendjen e njerëzve nga prioritetet kryesore të të jetuarit siç janë gjetja e një pune, largimi nga ndihmat sociale dhe vlerat e familjes në drejtim të urrejtjes së të huajve dhe shndërrimi I të huajve në pengje të frustrimit social dhe keq-menaxhimit ekonomik.
Në SHBA I njëjti trend I spostimit dhe mangësive në ri-distribuimin e pasurisë dhe të mirave materiale nga të pasurit në të varfrit, tejkalimi I importeve kineze që mbyti punësimin dhe prodhimtarinë amerikane kishte të njëjtat simptome sikur ato të mësipërmet në Britani të Madhe. Faktori Trump ishte një e pritur prej shumë vitesh dhe askush nuk duhet të gjendet I habitur se suksesi I tij mbetet të jetë më jetëgjatë se sa ndonjë eventualiteti I fitores së presidencës.
Ekonomitë globale po marrin formë të re. Një frymë e re e robotizmit, teknologjisë informative inovative, medias sociale si edhe prodhimtarisë së lehtë ka filluar të marrë hov. Tanimë ekonomitë globale do të mund të jenë të shpërndara dhe të seleksionuara në baza të fuqisë prodhuese dhe eksportuese por kjo nuk do të jetë garanci specifike për sukses të mëtutjeshëm .
Shikojeni Gjermaninë, pa marr parasysh surplusit buxhetorë të cdovjetshëm , ekonomia Gjermane iu është futur spirales së uljes së produktivitetit dhe potenciali eksportues është në kërcënim nga masat protektive të ekonomive të mëdha, Brexit si edhe volumi I akumuluar I eksporteve kineze duke e stërmbushur industrinë e rëndë me resurse minerale të lira.
Por të mos harrojmë se rendi I ri ekonomik nuk dikton fuqinë ekonomike në bazë të asaj mantrës së vjetër se sa më shumë prodhimtari dhe fuqi eksportuese do të thotë garanci për prosperitet.
Rregullat e lojës po fillojnë të ndryshojnë.
Lëvizshmëria e popullsisë, fleksibiliteti I talentit dhe aftësive të veçanta, inxhinjeria precize dhe dituritë specifike në teknologji dhe ambientalizëm po shndërrohen dita-ditës në faktor determinues për suksesin e ekonomive të ardhshme.
Ato ekonomi që nuk I përqafojnë këto idetë evolutive sot, do të paguajnë një çmim shumë më të rëndë në të ardhmen.















