Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Dokumenti ër shkarkimin e Dakës e ka siguruar KOHA. Siç raporton media e Kosovës, Koha.net në arsyetimin e Presidencës thuhet se Kushtetuta parasheh që kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republiëks së Kosovës.
Po ashtu thuhet se KQZ është organ kushtetues dhe i pavarur dhe se kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së.
Ndërkohë që më herët mediat në Kosovë patën paralajmëruar se gjatë një takimi me Dakës dhe Osmanit, presidentja e Kosovës i kishte kërkuar dorëehqjen.
Daka është në mandatin e dytë në krye të KQZ-së. Ajo u emërua kryetare e KQZ-së së fundmi më 27 prill të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi.



















