Qindra refugjate siriane te ardhur nga zonat e luftes, kane me shume se 10 dite qe qendrojne para parlamentit grek.
Te shperngulur per shkak te konfliktit qe ka perfshire vendin e tyre,ata kerkojne te drejten per azil lufte dhe mundesine per tu pajisur me dokumentet e duhura me qellim,largimin nga Grëqia drejt vendeve te Europes perendimore.
Nderkohe qe pavarsisht greves 10 ditore,te refugjateve siriane,ata nuk e kane gjetur mbeshtetjen e qeverise greke,madje skane marre asnje ze zyrtar rreth kerkesave te parashtruara.
Por me turmen e refugjateve jane solidarizuar banoret e Athines dhe aktiviste vendas, te cilet i kane furnizuar me ushqime, ilace dhe veshmbathje. Mungesa e kushteve themelore dhe jetesa prej ditesh ne sheshin Sindagma te Athines ka renduar edhe me gjendjen shendetesore te refugjateve siriane. Aktivistet greke, te cilet kane kontribuar me çdo mundesi per turmen e refugjateve ne greve, e kane apeluar qeverine greke per gjetjen e nje zgjidhje sa me te shpejte.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















