Presidenti Paralemntit Europian, Martin Shultz dhe ai shqiptar, Bujar Nishani kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.
Në qendër të trajtesës së tyre ishte pikërisht reforma në drejtësi. Në fjalën e tij Nishni u shpreh se Shqipëria do përmbushë të gjithë objektivat për aderimin në BE dhe këtë do e arrijë përmes reformave.
Ai i shprehu mirënjohjen Parlamentit Europian për mbështetjen që po i jep vendit tonë për aderim në BE.
Ndërkohë Shultz u shpreh Shqipëria është në rrugën e duhur për përmirësimin e të ardhmes së vendit. “Shiqipëria është një komb i madh me një të ardhme të madhe”, tha ai.
Po ashtu Europarlamentari u bëri thirrje palëve politike që të dialogojnë mes tyre.















