Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis. Dy prej të arrestuarve janë nga Kosova ndërsa dy të tjerët nga Tirana.
Ata janë:
Agron Mulolli 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë
Jeta Blakqori-Murturi 33 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë
Erdi Alazi 19 vjeç, banues në Tiranë
Pano Ilia 20 vjeç, banues në Tiranë
Sipas policisë, Agron Mulolli gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” me targa kosovare, me të cilin udhëtonte së bashku me Jeta Blakqori-Murturi, është gjetur një qese kishte lëndë narkotike kokainë.
Erdi Alazit gjatë kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur një qese me kanabis sativa. Më pas është afruar mjeti tip “Smart” që drejtohej nga Pano Ilia, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të mjetit i janë konstatuar disa qese farmaceutike të mbushura me kanabis sativa.
Në total janë sekuestruan 25.8 gram kokainë dhe 195.8 gram kanabis sativa. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.















