Në tryezën që do të mblidhet të hënën e 6 tetorit për reformën në drejtësi, opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Në një deklaratë për mediat, deputetit i PD, Eduard Halimi ripërsëriti gjithashtu se formati i reformës në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të udhëhiqet nga ekspertë ndërkombëtarë.
“Opozita e gjykon se formati i tryezes se thirrur nga Presidenti ploteson kushtet e përcaktuara nga BE për nje reformë në drejtesi e cila duhet të jetë gjithëpërfshirësres dhe të garantojë kornizën europiane Kemi besimin se nën udhëheqjen e ekspertizës ndërkombëtare mund të ecë përpara duke mbajtur të paprekur pavarësisnë e sistemint gjyqësor nga politika. Formati ku duhet të ece reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse. BE e ka bërë të qartë se nuk do jetë e sukseshsme nëse nuk marrin pjesë të gjitha palët.“
Halimi dha se me gjithëpërfshirje nuk duhet të kuptojmë vetëm palët politike, por të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të ketë konsensus dhe kjo reformë të jetë jetëgjatë. Ndërkohë që sipas tij Rama nuk ka asnjë strategji konkrete për këtë reformë.
“Gjithëpërfshirje do të thotë të marrin pjesë aktorët e sistemit të drejtësisë.Duhet të jetë konsensual sepse reforma në drejtësi duhet të jetë jetagjatë. Por duhet të jetë nënudhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë të BE, sepse këta duhet të përcaktojnë kornizën europiane. Reforma në drejtësi duhet të bëhët në tryeza publike. Ajo që do diskutohet hartimi i një dokumenti strategjk. Qeveria nuk ka ndonjë dokument strategjik. E vetmja stratregji ie Ramës ishtë të heqim gjyqtarët dhe të vendose njerëzit e tij. “
Halimi u shpreh se në tyrezën e ditës së hënë do të shkojnë me propozime konkret














