• Latest
  • Trending
  • All

Realja dhe fantastikja e Kim Mehmetit

01/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Realja dhe fantastikja e Kim Mehmetit

01/12/2014
in Aktualitet, Opinion

Agim Baçi

Shënime mbi “fshatin poetik” të prozës së Kim Mehmetit

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kim-Mehmeti është gjithnjë në dyert e baladës, por edhe duke e sjellë modernen pa asnjë divorc me të shkuarën, si për të përcjellë mesazhin se janë vetëm këndvështrimet e ndryshme brenda njeriut, që në thelb është i njëjtë, edhe pse udhëton në kohë dhe hapësirë. Filli që lidh prozat e tij: “Ritet e Nishanes”, “Fati”, “Lulehëna”, “Fshati pa varreza”, “Kulla dykatëshe”, “Lypsiqarët e Shkupit”, “Atje dhe dikur” është një fill ku ka marrë titullin edhe novela e tij “Fati”, e cila qëndron si një nyje shkakësie duke u kthyer në kryefjalë e të gjithë prozës së tij, gjithnjë në kufij mes fantastikes dhe reales.

Nuk ka fshat të dytë për Kim Mehmetin, por është një fshat i dëshiruar, sepse ka kohën dhe mungesën e saj, fuqinë e gruas dhe mohimin e saj, pushtetin e burrit dhe heshtjen e tij, ka Livadhin e Djemve ku vajzat janë në kërkim të një Loti. Sepse Loti dhe Buzëqeshja janë dy kufijtë e Njeriut, kudo qoftë ai. Sepse të gjithë kemi nevojë për “Makondon” tonë (Fshati i famshëm i Gabriel Garsia Markezit, portretizuar ne romanin “Njëqind vjet vetmi!”). Dhe Kim Mehmeti nuk gjykon, por bashkudhëton, si një fëmijë i kapur përdore me njerëzoren, por duke hedhur vallen e tij. Arsyet e fundit dhe fillimit të Njeriut, të mungesës së gjuhës dhe të kibernetikës, mund të hyjnë në atë fshat e të gjejnë gjithçka, nga pëlhura e ndjesive njerëzore, të bartura ashtu, nën përkundjen e urimit për atë që kemi dashur.

Në linjën e tregimit ai mbart një histori, një novelë thelbësore. Por në shtigjet e shkrimit të tij ka gjithnjë vend për detaje, që qëndrojnë si tregim më vete, ose bazë e një romani të rëndësishëm për dikë që di të sendërtojë imagjinatë në rrjedhën e një rrëkeje të hollë ndjesish që jep Kim Mehmeti.

I njohur në fund të viteve ‘80 dhe i vlerësuar pas viteve ’90, sidomos në trevat e lexuesve shqiptarë, Kim Mehmeti ka mundur të konkurrojë me një brez që vijon ende të jetë aktiv në letërsinë shqipe, duke përfshirë Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Fatos Kongolin, Zija Çelën, Milazim Krasniqin, Luan Starovën, Koço Kostën, dhe shumë shkrimtarë që kanë kapërcyer dy kohët, para dhe pas vitit ’90, që ndajnë jo pak letraren dhe letërsinë.

Nëse do t’i referoheshim Jauss-it lidhur me “horizontin e pritjes”, në teorinë e perceptimit, Kim Mehmeti do t’ia arrinte më së miri t’i lidhej çdo lexuesi pas vrapit të tij për të kuptuar botën. Kjo edhe për faktin se teksti i tij, i mbështetur në truallin e baladës me formatin “kohë pa kohë dhe vend pa vend” jep mundësinë që Kim Mehmetin ta lexosh në Prishtinë, Tiranë e Shkup me të “njëjtat syze”. Jo se ka të bëjë thellësisht me shqiptarët, por se është fshati ynë i të gjithëve, të cilën mund ta jetojnë dhe migrojnë lexues nga e gjithë “mëhalla botërore”, siç besoj se do të dëshironte ta cilësonte vetë Mehmeti vendin ku fle e zgjohet proza e tij.

Nëse do ta lexonim sipas Italo Kalvinos, përmes të Lehtës dhe të Rëndës (Italo Calvino,  Leksione Amerikane, Dituria 2011, Tiranë) do të kuptonim se ajo që mbartim është e rëndë, e ne nuk e lëvizim dot, se kështu e trashëguam. Thuajse të gjithë personazhet e Mehmetit edhe pse nuk pranojnë fatalitetin, ata dinë të jenë banorë të qetë të fatit të tyre. Kjo është njëkohësisht lehtësia e jetesës së imazhit të tyre. Mënyra se si gërshetohen e lehta dhe e rënda në këtë prozë përbën edhe urën nga realja te magjikja, ashtu siç do të kalonin në mbrëmje fqinjët tek shtëpia e njërit-tjetrit, sepse në “atë mëhallë poetike”, kufijtë nuk janë të tokës, as të kohës, por vetëm të njeriut dhe njerëzores.

Proza e Kim Mehmetit ka vend edhe për të dyja versionet që sugjeron në një lexim Umberto Eko, mes konvergjencës dhe divergjencës. Ata të lënë të bashkudhëtosh, por edhe të jesh ai që i kundërshton të tilla vendime. Me prozën e Mehmetit mund t’ia dorëzosh imagjinatën autorit dhe të lësh vetveten të kapërcejë kufirin e së mundshmes, ashtu siç mund të nisësh edhe një lexim divergjent. Në një stil që autori tenton ta kontrollojë përmes një gjuhe që shtigjet ia ngre vetë, divergjenca me të është më pak e vështirë se konvergjenca. Por në një mendje me Jauss-in, duke i dhënë prioritet horizontit tënd të kuptimit dhe autoritetit si lexues, atëherë ky udhëtim kërkon këmbëngulje. Padyshim, duke patur në mendje atë keqkuptim leximesh që vijnë nga leximet e mëparshme, apo siç e cilëson Harold Blum, si “Kompleksi i Edipit” në lexim, ku lexuesi fut në një tekst keqkuptimet e mëparshme të tijat dhe të të tjerëve.

“Makondoja shqiptare” që ndërton Kim Mehmeti, të jep të gjitha hapësirat e leximit, ashtu siç është vetë fshati, i rrokshëm por edhe i pamatë, pa hyrje dhe dalje të qarta, por i arritshëm për syrin, e aq më shumë për imagjinatën. Nën mbretërimin e narratives, Kim Mehmeti i krijon hapësirë rrëfimit dhe personazhit, duke ditur të ndalet kur dëshiron ai, sipas stilit impersonal. Për të, fabula është thjesht kosherja, ku më pas ai mbledh bletët e ndjesive për të ndërtuar kosheren e tij stilistike. Nuk ka rëndësi mosha. Ai e pleqëron edhe më të riun siç merr në gaz të moshuarin. Është njësh me natyrën, e njëkohësisht në fluturim, ashtu mes kullës dhe livadhit, mes oxhakut ku ka hierarki dhe fushës së gjerë nga ku nuk shënjohet asnjë rrugë, e ku do të duhet të krijosh vetë një shteg.

Në leximin e tij për rrëfimin romanor “Kulla dykatëshe”, studiuesi Ali Aliu e sheh Kullën si mall i të çrrënjosurit me dhunë.

Ardhur përmes këtij portreti kaq përfaqësues jo thjesht të një kohe, mund të themi se Kim Mehmeti është një zë përfaqësues i prozës që bart baladën, poezinë, realen dhe magjiken e hapësirës shqiptare, e njëkohësisht e ngjyen imagjinatën e tij artistike me përmendoren e përjetshme pas së cilës rrotullohet letërsia: me Njeriun! Kim Mehmeti, nëse do t’i referohemi Todorovit (Poetika e Prozës, botim i Panteon, botim 2000, f.68 ), ka arritur të gjejë edhe “Gralin e tij poetik”, duke e hedhur personazhin e tij përpara rrotës së fatit, por jo si viktimë, por për të ecur me të vrullshëm, që të mund t’ia arrijë atje ku i duhet, pa iu sosur ditët. Dhe kjo rrëfenjë kohë pa kohë, nis që nga koha e papërcaktuar e shtatzënisë, e cila nuk i “përfill” nëntë muajt e zakonshëm (Mehmeti Kim, Ritet e Nishanes, Dukagjini 2004, Pejë, f.31) e deri në motmotin poetik brenda botës që nuk mbaron.

Kjo e bën Kim Mehmetin të veçantë si rrëfyes, duke qenë ndoshta përfaqësuesi më tipik i realizmit magjik në brezin e vet mes shqipshkruesve.

Previous Post

Mal i Zi, 6 foshnje nga incesti, 4 prej tyre nga babë e bijë

Next Post

Teza e ’60-ës/ Vepra e “dënuar” nga Enveri, a është zhvarrosur Skënderbeu?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Teza e ’60-ës/ Vepra e “dënuar” nga Enveri, a është zhvarrosur Skënderbeu?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.