Prindër të foshnjave të lindura nga incesti janë të moshave nga 16 deri në 21 vjeç. Në katër raste të incestit bëhet fjalë për lidhje mes të atit dhe bijës, dhe në dy rastet tjera incesti ka ndodhur mes xhaxhait dhe mbesës dhe vëllait dhe motrës. Gjashtë bebe, të gjitha vajza, të lindura në 10 vitet e fundit nga incesti, janë statistikat që ka nxjerrë organizata Lobi i Grave në Mal të Zi.
Në këtë organizatë janë të bindur se raste të tilla ka më shumë se sa kaq, por ato janë izoluar për shkak se incesti vazhdon të jetë temë tabu në Mal të Zi, raporton portali Mondo. “Të gjitha viktimat i kanë heshtur rastet e përdhunimeve nga të afërmit e tyre, dhe bebet janë dhënë për adoptim jashtë vendit”, thonë në këtë organizatë, transmeton lajmi.net.
Lobi i Grave Malazeze bënë të ditur se ka edhe raste të vrasjeve për shkak të incestit. Ata thonë se një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçe ishte vrarë nga babai i cili e kishte përdhunuar atë për dy vjet radhazi. Më parë, njëjtë kishte vepruar edhe me motrën e saj, e cila bashkë me nënën e kishin heshtur krimin.
















