Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, ka nisur gjykimi ndaj Fatmir Limajt, dhe të tjerëve për rastin “Kleçka”.
Ndaj Limajt dhe të tjerëve dy herë radhazi është nxjerrë aktvendim lirues me të cilët të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, por vendimin e dytë nuk ka mundur ta vërtetojë Gjykata e Apelit, si Gjykatë e Shkallës së Dytë.
Për shkak se i duhen edhe disa sqarime, Gjykata e Apelit ka vendosur që ta hapë këtë çështje dhe ka caktuar seanca për datat 17, 18, 23, 25 shtator si dhe më 26 shator nëse është e nevojshme.
Përveç Limajt, të akuzuar në këtë rast janë edhe Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.
















