Ai në një postim në facebook, ka thënë se organizata që ka mision ushtarak, është Ushtri.
Postimi i plotë Ramadadnit:
Organizata që ka mision ushtarak, është Ushtri. Pavarësisht emrit! Ndryshimi i misionit, detyrave, numrit të pjesëtarëve, armatimit, avancimit në doktrinë mbrojtëse, si dhe elementet tjera të domosdoshme janë jo vetëm të nevojshme, por esenciale për kompletimin e Arkitekturës së Sigurisë Kombëtare.
Për këtë, qoftë me Ligj e qoftë me Kushtetutë, institucionet e Kosovës duhet të bashkërendojnë saktësisht veprimet institucionale me partnerët strategjik, në rend të parë me SHBA-në dhe me NATO-n.
Mbështetja e SHBA-së dhe, pastaj edhe NATO-s, për misionin e ri të FSK-së është i domosdoshëm në mënyrë që rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të mos kontestohet!






















