Ashtu sikurse edhe pritej, kryeministri Edi Rama njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste, si anëtar i këtij subjekti politik i është drejtuar qendrës së votimit lidhur me referndumin që mban sot kjo parti.
Rama votoi në Qesarakë në zonën e Dajtit. Në fjalën e tij pas votimit, Rama tha se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë socialistët të cilët sipas tij po bëhen vendimarrës dhe kjo nuk është hera e vetme.
Më pas ai u ndal te anëtarët kur tha se numri i tyre po shtohet dita-ditës duke sjellë kështu zgjerimin e PS-së.
Objektivi ynë është që numri i anëtarëve në Partinë Socialiste të shkojë në 150 mijë, tha ndër të tjera Rama.















