Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka postuar në Facebook një informacion ku thuhet se ministri i Jashtmë është përfshirë në një aksident rrugor në Rrugën e Kombit.
“Sipas një informacioni qe me erdhi, Ministri Bushati me eskorten e tij kane bere aksident pergjate rruges se Kombit ( ne afersi te Geziqit). Policia e komisariatit Mirdite eshte ne vendngjarje”, shkruan Deda.
Lexo.al ka kontaktuar me persona të cilët ishin të pranishëm dhe kanë deklaruar se gjithçka është mirë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.














