• Latest
  • Trending
  • All

Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

27/10/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 10 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

27/10/2021
in Aktualitet

Andi Bushati

Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të “Ballkanit të hapur” përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji. Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën. Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me “guxim” BE-së gjithë mosfunksionimin, moskoherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për “Ballkanin e hapur”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep  rekomandime pozitive dhe shteteve anètare që na rrefuzojnë parreshtur. Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo “po humbet fytyrën përpara ballkanasve” Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu”.

Një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë “Ballkanin e hapur”. Edi Rama e kërkoi këtë po aq troć në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për “Politico”.

Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme.

Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë enkas për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.

Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Von der Leynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).

Po ku është problemi këtu?

Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Novi Sad si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se dy vite me parë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re.

Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: “ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”.

Mashtrimi edhe njëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.

Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i kërkoi shqiptarëve të pranonin “Ballkanin e hapur”, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për “Open Balkan”, nga që është duke humbur fytyrën në rajon.

Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër.

Previous Post

SHBA do të lejojë hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror, kusht vaksinimi ose testi negativ i Covid 19

Next Post

Madhështia e një gruaje që i ndërroi mendimet: Edith Durham (1863-1944)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Madhështia e një gruaje që i ndërroi mendimet: Edith Durham (1863-1944)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.