Kryeministri Edi Rama ironizon deklaratat e PD-së për mbylljen e universiteteve, duke publikuar në rrjetin social “Facebook” disa fotografi që tregojnë gjendjen në të cilën qeveria e majtë i gjeti dosjet e universiteteve.
“Ja kush u qan hallin studentëve. Shihini vetë se çfarë quanin dosje universitetesh delenxhinjtë e pushtetit që rrënoi bashkë me krejt Shqipërinë edhe sistemin tonë arsimor dhe që sot dalin përditë në foltoren e SHQUP-it kundër shkuljes së piramidave në arsim! 300 ditë na u deshën të bëjmë kontrollin e munguar në 20 vjet dhe të sistemojmë gjithë dokumentacionin e shpartalluar nën pushtetin e viteve 2005-2013 që përkojnë me abuzimin më të madh me arsimin në historinë e shtetit shqiptar. #Vaj medet PD”- shkruan Rama.















