Përmes një kumtese, LISBA që thirret tek të gjithë myslimanët e Kosovës, thotë “ka ardhur fundi regjimit të Thaçit, i cili për të mbetur në pushtet vendosi t’i burgos edhe qytetarët pa asnjë faj”.
“Por qytetarët myslimanë të Kosovës ia bëjnë me dije se qëndrimi i tij në pushtet do të kundërshtohet nga qytetarët.
Thaçit ia bëjmë me dije se i ka ardhur fundi i sundimit, ashtu si i ka ardh fundi çdo regjimi.
Po ashtu, LISBA kundërshton edhe opozitën, e cila përkrahu operacionin të idejuar nga vetë Thaçi dhe koalicioni i PDK-së, sepse njerëzit që u arrestuan as nuk janë terroristë e as kriminelë.
Kriminelët në Kosovë qëndrojnë në anën tjetër të Ibrit dhe në vetë udhëheqësinë e Kosovës.
LISBA garanton Thaçin dhe qeverisjen e tij të dështuar, se kjo nuk do të jetë nga sukseset e tij, por kjo do i kthehet bumerang duke u renditur në dështimet e tij, sikurse do ta mbajmë mend këtë ne, po ashtu edhe fëmijët tanë s’do ta harrojnë”, thuhet në kumtesën e LISBA-s.
















