Partia Kristian-Demokrate u regjistrua sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë e koalicionit me PS-LSI-në
Partia Kristian Demokrate është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë e koalicionit me PS-në.
Kërkesa për këtë regjistrim ishte depozituar në KQZ nga vetë deputeti Mark Frroku më 26 mars, para se të arrestohej për herë të dytë.
Bazuar në këtë regjistrim PKD-ja do të jetë pjesë e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
PKD-ja ka degët dhe strukturat e saj në të gjitha qarqet e vendit ndërkohë që kreu i saj Mark Frroku, ndodhet në burg pas masës së sigurisë “arrest me burg”, që erdhi pas kërkesës së drejtësisë belge për arrestimin e tij si i akuzuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në Belgjikë në vitin 1999.















