Kryeministri Rama ka reaguar pas raportit mbi gjendjen e krimit në Shqipëri, të dhënë nga ministri i Brendshëm Gjerman, Thomas De Maziere. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Rama ka shkruar se fjala për raportin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë ka qenë për lidhjet e vjetra, duke patur parasysh këtu qeverisjen e PD. “Oh gjynah kukuvajkat për kujen që vunë se Gjermania paska vënë alarmin për krimin e lidhur me qeverinë! Fjala qenka për lidhjet e vjetra” , shkruan Rama. Ndërsa Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, ka përgënjeshtruar sot raportimet që disa media i kanë bërë deklaratave gjatë konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, Thomas de Maizière, rreth gjendjes së krimit të organizuar. “Nisur prej raportimeve objektivisht të pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, Thomas de Maizière, mbajtur më 1.10.2014 “Rreth gjendjes së krimit të organizuar në nivel federate për vitin 2013” përcillet më poshtë teksti i citatit të Ministrit referuar Shqipërisë: Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon e këtë e them mjaft seriozisht, kurajo personale nga ata që qeverisin”, thuhet në përgënjeshtrimin e Ambasadës Gjermane.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















