I ftuar në emisionin “Le Invasioni” të kanalit italian La7, Rama është pyetur në lidhje me sulmin që është bërë ndaj tij, i cili sipas prezantueses mund t’i kushtonte edhe jetën. Rama u përgjigj se sulmi në vitin 1996 erdhi si pasojë aktivitetit të tij dhe disa intelektualëve të tjerë për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria në atë kohë. Kryeministri tha se nuk janë zbuluar autorët e atij sulmi, por beson se kanë qenë Shërbimet Sekrete të asaj periudhe që fshiheshin pas tij. Rama ka folur ndër të tjera në emision për gjendjen e Europës përballë kërcënimit të ISIS, për borxhin Greqisë, për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Beogradit, por edhe për marrëdhënien mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri.
Pjesë nga intervista Kryeministri Edi Rama,
Europa është e frikësuar nga avancimi i ISIS. Si mund të dalim nga ky kontekst i krizës? Rama: Ka disa përgjigje kundër radikalizmit islamik. Nga njëra anë është e nevojshme një betejë pa u sprapsur, nga ana tjetër duhet forcuar Europa, pa rënë në grackën e ndarjes, pa u mbyllur: çdo mbyllje që vjen si pasojë e frikës nuk forcon pozicionin e përbashkët kundër këtij armiku, i cili është si një epidemi. Ajo që iu ndodh pengjeve nuk është diçka që ndodh shumë larg nesh, pasi jemi të gjithë të kërcënuar. Por përgjigja duhet të jetë e një Europë të shpresës, jo të frikës. Nevojitet ndërhyrja ushtarake për të luftuar ISIS? Rama:Ajo që është bërë deri më tani është gjëja e duhur dhe duhet të vazhdohet në këtë mënyrë. Ata kërcënojnë qytetërimin tonë. Duhet zgjidhur problemi i madh i atyre, të cilët për arsye të tyre politike e personale, kërkojnë të na ndajnë jo të na bashkojnë dhe u thonë njerëzve se problemi janë muslimanët. Europa duhet të përballet me një krizë tjetër, atë me Rusinë… Rama:Nuk është një sfidë e thjeshtë pasi sot përballemi me një Evropë të frikës, një projekt të papërfunduar, pa udhëheqje dhe pa guxim. Një projekt i ngecur para vështirësive të mëdha. Ndodhemi përballë në Europe titanike, të lidhur me zgjedhjet elektorale e interesat personale. Me Rusinë është parë qartë mungesa e një Europe strategjike. Duke parë këtë Europë, a është ende e interesuar Shqipëria për të hyrë në BE? Rama:Europa është një ëndërr. Për të gjithë ata që shikojnë përpara është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Europa është rruga e vetme për të garantuar brezat e ardhshëm. Si shikohet Italia nga shqiptarët? Rama:Italia ngelet Italia. Nuk është ajo e 25 viteve më parë, por ngelet ende një objektiv për shumë gjëra, duke nisur nga cilësia. Shteti juaj është një realitet që na përket nga pikëpamja shpirtërore dhe kulturore. Ka nga ata që thonë se ju mund të dëmtoni ekonominë italiane duke ofruar stimuj të shumtë për kompanitë e huaja…
Rama:Duhet të na shikoni si pjesë të Italisë, nga pikëpamja e zgjerimit ekonomik. Shqipëria është vendi ideal për çdo sipërmarrës italian. Do të gjeni tek ne të gjitha at gjëra që nuk mund të jeni në Itali, por kjo gjë nuk dëmton fqinjin tonë. Kush ka të drejtë mes kryeministrit grek Tsipras dhe Bashkimit Europian, në lidhje me borxhet e Athinës? Rama:Ajo që mund të them është se duhet komunikim për të arritur në një marrëveshje. Europa duhet të reflektojë mbi këtë çështje për të kuptuar se ku ka gabuar, për të gjetur rrugët më të mira për të kontrolluar krizën. Në Beograd ju keni deklaruar Pavarësinë e Kosovës. Kolegu juaj serb nuk e pëlqeu këtë gjë. Si janë raportet mes dy vendeve? Rama:Janë shumë të mira. Nëse vendet e Ballkanit nuk e kuptojnë se është më mirë të jenë të bashkuar se sa të ndarë, nuk do të shkojmë kurrë përpara dhe kjo do të jetë gjithmonë pika jonë e dobët. Më mirë Kryeministër apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, në krye të së cilës keni qenë për 11 vite? Rama:Të jesh kryebashkiak është një fillim shumë i mirë për tu bërë më pas kryeministër. Mund të jetë edhe shumë më e thjeshtë të jesh kryeministër nëse nuk ke qenë më parë kryetar bashkie. Nëse më parë ke qenë qytetari i parë, nuk mund t’ia lejosh vetes të bësh vetëm politikë për qytetarët. Ju dhe ministrat tuaj jeni shumë aktivë në rrjetet sociale…
Rama:Kjo është një qeveri e re. Rrjetet sociale krijojnë hapësirë natyrale për të lëvizur. Nuk humbet kohë nëpërmjet rrjeteve sociale, madje fitohet pasi komunikon gjithçka dhe menjëherë. Prej muajsh keni përballje të ashpra me opozitën. Kur do të bëni paqe? Rama:Në këtë pikë jemi të ngjashëm me Italinë, pasi edhe këtu ka një jetë politike në luftë. Këtu tek ju ka komikë që bëjnë luftën në skenën politike, në Shqipëri të paktën komikët kryejnë vetëm punën e tyre. Më lini të kuptoj se nuk ju pëlqen Beppe Grillo… Rama:Komikët janë shumë të dobishëm kur bëhet fjalë për të vënë në lojë qeverinë, por të votosh për komikët dhe ti vësh në qeveri është si të vësh në lojë veten tënde. Çfarë mendoni për Matteo Renzin? Rama:Prezanton shpresën e një Italie, e cila më në fund është një vend që flet për të rinjtë dhe që mund të rilindë.
















