Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Vatikan Llesh Kola ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në afërsi të Petrelës.
Kola udhëtonte në një makinë me gazetarin Çim Peka, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga burime të Spitalit të Traumës në Tiranë, mësohet se Çim Peka i është nënshtuar një operacioni kirurgjikal në këmbë, pasi në këtë gjymtyrë ka pësuar më shumë dëmtime.
















