Kryeministri Edi Rama, ka vënë në dispozicion Kutinë e Shërbimeve Publike për qytetarët. Në një postim në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkruan, “Mirëmëngjes! Sot po Ju vë në dispozicion Kutinë e Shërbimeve Publike, ku cilido mund të regjistrojë ankesën për një shërbim të vonuar jashtë afatit ligjor. Kjo kuti është një mundësi e re që, së bashku, të punojmë me këmbëngulje për të rritur cilësinë e shërbimeve të shtetit ndaj publikut. Mos ngurroni të më bëni drejtëpërdrejtë me dije problemet tuaja me zyrat e shtetit. Jam i vetëdijshëm që jemi ende larg shtetit që shërben në afatin e duhur dhe me dinjitetin e cilësinë e duhur”. Më tej ai shpreh bindjen se duke ndihmuar njëri – tjetrin, në luftën me zvarritës të paaftë apo të paturp e të korruptuar, të cilët nuk mungojnë e bëhen nganjëherë pengesë e pakalueshme në sportelet e zyrat e shtetit, do të bëhet një punë e vyer në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë moderne europiane.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















