Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Mërkurë, 3 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Fatura e dritave, energjia, skema e faljes së kamatave”. Tituj të tjerë janë; “Atentat gazetarit Artur Çani, autorit i bllokohet arma”. “Kodi Rrugor, shkelja e semaforëve, Kuvendi ul gjobën në 20-30 mijë lekë”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Atentat Artur Çanit, nuk shkrep arma, shpëton gazetari”. Tituj të tjerë janë; “Fatura e energjisë, si paguhet me këste, Edi Rama: Falim 80% të kamatëvonesave”. “Thyen arrestin e shtëpisë, riarrestohet prokurori”. “Puna në të zezë, burg për punëdhënësit dhe punëmarrësit”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Falje për kamatat e energjisë, skema e qeverisë për lehtësirat ndaj konsumatorëve familjarë dhe shtresave në nevojë”. Tituj të tjerë janë; “Kodi Rrugor, ulet gjoba për semaforin, ja kur pezullohet patenta”. “Lushnje, vetëdigjet me benzinë pas konfliktit me komunën për 20 m tokë”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Borxhet e energjisë, skema për të paguar me këste faturat e prapambetura”. Tituj të tjerë janë; “Artur Çani: Momentet e atentatit ndaj meje, vrasësit nuk i shkrepi pistoleta”. “Arben Seferi i OSHE nuk dha dorëheqjen, u shkarkua nga Rama”. “Kuvendi përgjysmon gjobat e qeverisë për semaforët”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Zbardhet vendimi, si paguhen me këste faturat e dritave”. Tituj të tjerë janë; “Vdes duke lidhur dritat 38 vjeçarja”. “Deputetët zbusin gjobën për semaforin e kuq”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















