Rama i ka dhënë shuplakën e radhës Lulzim Bashës, sa i takon Rrugës së Arbërit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD.
“Rruga e Arbërit ishte gati? Po, mu si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! 1 vit negociata për të mos rënë brënda”.
Pak minuta më vonë, Rama përcjell mesazhin e radhës. “Tani po, është gati me 1 formulë të re partneriteti që do promovohet nga kryeministri kinez në Samitin e Beogradit, si një financim inovativ!”, përfundon reagimin ai.















