Edhe sot, kryeministri Rama nuk ka lënë pas ironitë për Partinë Demokratike, ku sipas tij, ndihmat simbolike po jepen parakamerave.
“Përshëndetje, për çdo ndihmë simbolike që PD po jep para kamerave dhe neveri për vazhdimin e avazit vulgar të propagandës boshe antiqeveri!”, ka shkruar ai, në rrjetin social Facebook.
Pas këtij postimi, Rama vijon të përcjellë mesazhin se strukturat janë pranë njerëzve në nevojë.
“Çdo strukturë përgjegjëse e shtetit është pranë njerëzve në nevojë për ndihmë dhe qeveria s’është me trupat e cirkut të vjetër me përmbytjet!”, përfundon reagimin ai.















