Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të bëhet e mundur, brenda javës, pagesa e energjisë online. Në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka njoftuar se kjo pagesë tashmë mund të kryhet edhe përmes celularit. Një metodë kjo, që sipas kryeministrit, do të ndihmojë për të shmangur radhët e gjata të 20 viteve. “Këtë javë gati për të mundësuar pagesën e energjisë online, edhe përmes celularit, për të shmangur më në fund radhët pafund të 20 viteve”, ka shkruar Rama në Fb.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















