Gjykata ka vendosur ndryshim të masësë së sigurisë për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Në ambientet e spitalit ku Shpëtim Gjika ndodhet nën kujdesin e mjekëve iu dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”
Ndërkohë mjekët kanë thënë se Gjika ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndëtësorë gjatë natës, ndërsa është normalizuar në orët e para të mëngjesit.
Po ashtu mjekët thanë që rreth orës 12:00 kryebashkiaku do të bëjë koronarografinë. Ndërsa masa e sigurisë do ti komunikohet më parë.
Kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtrim Gjika, u arrestua dy ditë më parë, por disa orë pas arrestimit ai iu nënshtrua shërbimit mjekësor pasi pati probleme të rënda me zemrën.
Gjika ka shfaqur probleme shëndetësore në krahëror shoqëruar edhe me tension të lartë. Fillimisht i shoqëruar me forca policore, ai la Komisariatin dhe iu drejtua Spitalit rajonal të qytetit të Vlorëss. Kurse ditën e djeshme 7 shkurt Gjika u soll në një spital privat në kryeqytet.
Ndërkohë të shtunën pasdite, Gjykata e Vlorës ka verifikuar masën e sigurisë për dy të arrestuarit e tjerë, Doriana Sulaj Shefe e Urbanistikës Vlorë dhe biznesmeni Artur Haxhi, duke i lënë që të dy në burg.
















