Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi duket se kanë qenë të ftuarit special të prokurorit Shkëlqim Hajdari, i cili të dielën që kaloi zhvilloi në lokal Xibraku në Tiranë dasmen e djalit të tij.
Kreu i qeverisë dhe kryetari i Frymës së Re Demokratike ishin ulur së bashku në një tavolinë në këtë ceremoni. Para disa muajsh, Rama dhe Topi darkuan në një restorant në Tiranë.
















