Në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama ka reaguar sërish duke thënë se do legalizohen vetëm shtëpitë e njerëzve.
Rama është shprehur në Twitter se shumë prej pronarëve të bizneseve pa leje, justifikohen ne faktin se janë në proçes legalizimi, ndërsa thekson se do të legalizohen vetëm shtëpitë e njerëzve dhe jo të bizneseve.
“Jam në proces legalizimi thonë shpesh këta, por legalizohen shtëpitë e njerëzve, jo mejhanet e të “fortëve” nëpër rrugë”, shkruan Rama në Twitter.
















