Rreh 115 shkolla në rrethin e Elbasanit viti i ri shkollor i gjen pa regjistra. Gjatë këtyre 2 javëve mësuesit po evidentojnë temat e programit dhe përgatitjet e nxënësve në fletore-regjistër.
Sipas Jonida Cungut, kreu i Drejtorisë Arsimore në Elbasan vonesa lidhet me problemet që po hasen në sistemimin përfundimtar të nxënësve dhe mësuesve të viteve të para.
Mungesa të regjistrave në klasa ka edhe në Gramsh, Librazhd, Peqin, ndonëse MAS ka premtuar se furnizimi në qarkun e Elbasanit do të realizohet brenda pak ditëve.
















