Pavarësisht problemeve të ditës, kryeministri Edi Rama nuk lë mënjanë kujdesin ndaj vlerave të trashëgimisë kombëtare. Këtë herë kreu i qeverisë sjell në vëmendje muzeun e Durrësit.
Përmes dy fotove, kryeministri Rama thekson se po del sërish në dritë thesari i këtij muzeu arkeologjik. Ndërsa kujton se në këto 2 dekada qeveritë nuk kanë bërë asgjë për këtë muze, veç braktisjes dhe mbylljes së tyre.
“Pas 20 vjetësh rrënim, deri në mbyllje e braktisje, po ridel në dritë thesari fantastik arkeologjik i Durrësit”, shkruan Rama në “Twitter”.

















