Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Duke folur për gazetarët pas takimit, Mediu tha se takimi vjen në vijim të qëndrimit të opozitës në marrëdhëniet me parlamenetin, pas takimeve që ai dhe deputetja Majlinda Bregu zhvilluan në Parlamentin Europian. Ai tha se shqetësimi i PE për situatën politike në Shqipëri ishte i madh, veçanërisht për shkak të mungesës së respektimit të Kushtetutës nga mazhoranca. Ai tha se Parlamenti është një institucion shumë i rëndësishëm për zhvillimet politike dhe për rolin që duhet të ketë opozita, ndërsa shtoi se ka shqetësim shumë të madh nga ana e ndërkombëtarëve, duke shtuar se ka marrë angazhimin e tyre për tu përfshirë në zgjidhjen e ngërçit në Shqipëri. “Me zonjën Bregu zhviluam disa takime në Parlamentin Europian, ku zyrtarët e lartë kërkojnë të angazhohen në zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sjelljen parlamentare, përbërjen parlamentare dhe pasjen e një parlamenti të përfaqësuar”, u shpreh Mediu. I pyetur nga gazetarët nëse do të lejohet djegia e mandateve të deputetëve në vijim të bojkotit të opozitës ai tha, se nuk është çështje mandatesh, madjes shtoi se një gjë e tillë nuk është diskutuar, duke e cilësuar si një çështje parlamentarizmi, ku duhet gjetur zgjidhja për funksionimin normal. Mediu tha se Parlamenti është salla ku duhet ushtruar zëri dhe ku nevojitet një pjesëmarrje e qenësishme. Sipas tij, mazhoranca duhet të kutpojë se nuk është për të qeverisur siç do, por në përmbushje të kërkesave të qytetarëve. Ai deklaroi se kthimi në Parlament duhet të bëhet në bashkëpunim me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















