Kryeministri Edi Rama është bërë sot me djalë. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i qeverisë i cili përmes rrjeteve sociale njoftoi ardhjen në jetë të djalit i cili do të quhet Zaho.
“Linda solli ne jete Zahon” shkruan Rama në Twitter.
Çifti kryeministror kishte vendosur më herët që të mos mësonin gjininë e fëmijës.