Ashtu si një ditë më parë, edhe sot kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me prishjet e ndërtimeve që po bëhen në krahët e Universitetit, në kuadër të rehabilitimit të plotë të sheshit “Nënë Tereza”. Kreu i qeverisë akuzon kreun e Bashkisë, LulzimBasha se e ka braktisur Tiranë, duke e cilësuar edhe si kryebashkiakua më kot që ka njohur kryeqyteti ndonjëherë.
“Vazhdon shkulja e çibaneve nga kërthiza e Tiranes se braktisur prej kryebashkiakut me kot te historise se kryeqytetit”, shkruanRama në Twitter.
Ndërkaq, një ditë më parë, Rama tha se krahët e Universitetit po çlirohen nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2013.
Por menjëherë reagoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pas deklaratave te Rames.
“Mosmirenjohja është patologji e karakterit. Nëse një qytet si Tirana të bën njeri, të punëson prej 11 vitesh, të jep mbi 150 mijë dollare rrogë e sa e sa përfitime te tjera, më e pakta e njerëzores është mirënjohja. T’i bllokosh investimet, punësimin, zhvillimin, është hakmarrje prej vagabondi”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















