Rama në një konferencë për pensionet tha se janë rreth 1 600 institucione shtetërore dhe prvatë që kanë gënjyer punonjësit duke ju mbajtur kontributet për pension, ndërkohë që në arkën e shtetit nuk kanë derdhur asnjë lek. Kreu i qeverisë tha se në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është ngritur grupi i punës për të çuar ne organin e akuzës të gjitha të dhënat mbi abuzimet që janë bërë nga 1600 institucione shtetërore e private, dhe shprehu besimin se hetimit do t’i shkohet deri në fund për të zbuluar të gjitha nivelet e grabitjes. Rama ka deklaruar se ky është një krim ekonomik si pasojë e keq-qeverisjes ndër vite të të djathtëve.
“U bëj thirrje të gjithë sipërmarrësve që vazhdojnë të paguajnë punonjës në të zezë të vrapojnë të paguajnë borxhet që ju kanë punonjësve të tyre, të cilëve kanë detyrimin t’ju japin rrogën e t’ju sigurojnë pensionin. Nuk i kanë skllevër. Duhet të vendosen në marrëdhënie normale pune”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama ka paralajmëruar një aksion si ai i energjisë elektrike për të “mbushur gropën që ka lënë qeveria e kaluar në kontributet e punonjësve të administratës, të cilëve u është thënë se kontributet u janë paguar ndërkohë që në arkën e shtetit mungojnë.















