Qytetarë të shumtë kanë mbushur ditën e sotme bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në protestën e thirrur nga Partia Demokratike.
Ndërkohë, rreth 1200 forca policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e kësaj protestë. Mësohet se forcave të policisë u janë bashkuar dhe të rinjtë e Forumit Rinor Të Partisë Demokratike, të cilët me shiritin “PMT” në krah kanë krijuar një korridor, duke iu ardhur në ndihmë efektivëve. Simboli “PMT” do të thotë personat që menaxhojnë turmën.
Më herët Belind Këlliçi deklaroi se protesta do të jetë paqësore, ndërsa pritet të përfundojë në orën 21:00, për shkak se PD ka kërkuar lejë nga policia e Tiranës deri në këtë orë.



















