Ky donacion për këtë institucion publik shëndetësor është realizuar përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Vjenë Valbona dhe Visar Rreci.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, në emër të Komunës së Skenderaj i ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës austriake Johannes Ruding dhe Erdtner Hans-Jorg, për dhurimin e shtretërve për QKMF-në, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë mundësuar sjelljen e tij në Skenderaj, thuhet në komunikatën e komunës.
QKMF në Skenderaj, tashmë ka një objekt shumë modern në shërbim të qytetarëve të Skenderajt, donacionet si ky i organizatës austriake i ndihmojnë stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për pacientët.






















