“Për një rol aktiv dhe serioz të Serbisë në Kosovë, duhet që anëtarët e Listës Serbe të kenë kredibilitet aq të madh sa të kenë ndikim te shqiptarët dhe te ndërkombëtarët dhe, kuptohet, të kenë respekt te bashkësia serbe në Kosovë. Se a kemi njerëz të tillë, unë dyshoj”, deklaroi Oliver Ivanoviq për mediat serbe.
Tutje, Ivanoviq deklaroi se ka pritur një rezultat më të madh të koalicionit PAN, por me një rezultat të tillë nuk mund të formohet qeveri stabël, përveç nëse në koalicion paszgjedhor hyn LDK, transmeton RTK.























