Ky memorandum i mirëkuptimit rregullon zbatimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim zhvillimor mes Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, duke përcaktuar sektorët prioritar që mbështeten me këtë marrëveshje, siç janë shëndetësia, arsimi dhe aftësimi profesional, forcimi i shoqërisë civile kosovare dhe asistencë teknike në përputhje me procesin e Kosovës për integrim evropian, etj.
Me vendim të kabinetit qeveritar është autorizuar zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi që të nënshkruaj marrëveshjen dhe memorandumin në emër të Qeverisë së Kosovës.






















