Më ka marrë në tel njëherë dikush dhe më ka thënë më fal se kam dashtë me të vra”, tha Hyseni. Ai tha se kishte qenë bashkë me ish presidentin Ibrahim Rugova në veturë në momentin kur është tentuar për atentat ndaj tij.
Hyseni tha rastet e vrasjeve politike dhe tentim vrasjet, duhet të zbardhen sa më parë, meqë sipas tij sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka kryer punën si duhet, duke mos përjashtuar edhe UNMIK-un. “Me gjithë respektin që e ka bërë UNMIK-u zgjidhjet e përkohshme asnjë herë nuk janë zgjidhje”, tha Hyseni.





















