Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama që bëri në mbledhjen e grupit të PS se ekonomia shqiptare është në përmirësim, duke i thënë se borxhi është duke u rritur dhe në shifra të larta.
Në një status në Facebook, Basha shkruan se Qeveria Rama ka shpenzuar për makina dhe lukse të tjera plot 91.6 milionë Dollarë vetëm për vitin 2015 nga taksat e qytetarëve.
Ndërsa ka paralajmëruar se ditën e nesërme Partia Demokratike do të bëjë publike fakte të tjera që kanë të bëjnë me tenderat dhe koncesionet e Qeverisë.
“Ekonomia ne krize, papunesia rritet cdo muaj, borxhi ne shifra alarmante, asnje investim publik asnje rruge, asnje shkolle, s’ka rritje pensionesh e rrogash. Mesatarisht 2 mln leke per familje u jane vjedhur shqiptareve nga oligarkia Rama ne vitin 2015. 91.6 milion dollare te shqiptareve jane shpenzuar vetem per zyra, makina, orendi, bileta avionesh, per luks.
Me keto para do ishin hapur 12 mije vende pune ne vit me paga 500 dollare ne muaj, ose do ju ishte paguar ndihme e plote ekonomike 94 mije familjeve ne nevoje, ose do ishin ndertuar dhe mobiluar 38 shkolla te reja. Sa i perket investimeve te huaja, tenderave dhe koncesioneve, neser ne ora 12 fakte te reja tronditese drejtperdrejt ne media”, deklaron Lulzim Basha.
















