Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin për punësimin në administratën publike, ku u shpallën 2 mijë vende pune për të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova gjatë 3 muajve të verës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë theksoi se konkurset që bëhen nuk janë të paracaktuara për të shpallur fituesit dhe kjo duket nga numri i paktë i fituesve.
“Fakti që më shumë se 1/3 e konkurseve nuk nxjerrin fitues, tregon që konkurset nuk janë të parafabrikuara”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera, Kryeministri tha se administrata shqiptare ka nevojë për përmirësime dhe nuk mund të krahasohet me të gjitha administratat e vendeve të Europës, por me disa prej tyre. Sipas Ramës, administrata tonë mund të krahasohet me atë të Greqisë, të Rumanisë dhe të jugut të Italisë.
“Mund të jetë më kollaj krahasueshëm me administratën greke, administratën e Italisë së jugut apo administratën e Rumanisë, ndërkohë që është e pakrahasueshme me administratën e Gjermanisë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Administrata sot është përditë e më e ndarë nga fatet e zgjedhjeve”, tha Rama. Ai shtoi se “ligji i ri për administratën publike ndan epokat në Shqipëri”, ndërsa ka përsëritur teorinë e tij se në vend ka shumë të rinj që nuk janë të paaftë për të mbuluar vendet e lira të punës.
















