Projekti mbështet menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe synon të rrisë të ardhurat e komuniteteve në zonat e larta rurale të prirura për të pasur erozion
Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Menaxherja e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje kredie prej 10 milionë dollarësh për Projektin për Shërbime Mjedisore. Projekti mbështet menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe synon të rrisë të ardhurat e komuniteteve në zonat e larta rurale të prirura për të pasur erozion.
Projekti ka për qëllim krijimin e mundësive për mënyra alternative të sigurimit të jetesës si dhe promovimin e qëndrueshmërisë financiare, ekonomike dhe institucionale të përdorimit të tokës dhe menaxhimin e burimeve natyrore.
Përfituesit e projektit do të jenë fermerë, shoqata të pyjeve, grupe dhe individë në 310 komuna rurale dhe në 2980 fshatra të vendit, me mundësi mundësi të barabarta për gratë dhe grupet e cënueshme. Projekti do të ndihmojë në ruatjen e burimeve ujore, përmirësim i furnizimit me ujë dhe cilësisë së tij, si dhe reduktimit të përmbytjeve.
Kostoja totale e projektit është 16.8 milionë Euro dhe bashkë-financohet nga një Fond Besimi prej 7.3 milionë Euro nga Qeveria Suedeze dhe një Fond Besimi prej 2.2 milionë Euro nga Fondi për Mjedisin Global (GEF).
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















