Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia do të vendos nëse do të vazhdoj dialogun apo jo.
“Nëse Prishtina mendon se mund të diskutohet me afate dhe ultimatume, atëherë kjo do të thotë se ata heqin dorë nga dialogu”, ka thënë Gjuriq për Tanjugun, transmeton lajmi.net
Ndërkaq, ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ka deklaruar dje se “kjo është listë dhe fontanë dëshirash e zonjës Tahiri dhe ajo ato mund t’i vendos në tabelën e shpalljeve të Kuvendit të Kosovës”.






















