Dhuruesit kryesisht janë studentët që spermën dhe qelizat vezë i shesin në marrëveshje me spitalet që ofrojnë shërbimet IVF.
Këtë informacion, tashmë të konfirmuar edhe nga burime zyrtare, gazeta “Zëri” e ka marrë fillimisht në kushte konfidenciale nga një burim zyrtar brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Por dyshimi se sperma dhe qelizat sigurohen nga vendet fqinjë përmendet edhe në një raport tejet sensitiv, që tashmë ka arritur në kabinetin e ministrit Imet Rrahmani. Po ashtu, aty ngrihen dyshime për përzgjedhjen e gjinisë gjatë procedurave të IVF-së, akt ky i ndaluar rreptësisht me ligj.
Raporti është përpiluar nga Komisioni për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), që kryesohet nga Myrvete Paçarada. Ndërkaq, anëtarë të Komisionit janë:
Fehmi Ahmeti, Shqiponja Ponosheci, Afrim Muhaxheri, Xhevdet Çuni, Faik Hoti dhe Makfire Zeneli.























