Qeveria e Kosovës nuk e konfirmon nëse Muhaxheri është vrarë, por se, po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen tij.
“Qeveria e Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri. Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin. Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim për media të Qeverisë së Kosovës.
Qeveria thotë se, rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja.























